Parlamenti rrëzon 2 dekrete të Presidentit

Parlamenti rrëzon 2 dekrete të Presidentit

14:17 19/09/2019

Gjonaj: Meta abuzoi me të drejtat që i jep Kushtetuta

Mazhoranca ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit të Republikës që kthente për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave.

Sipas shumicës, kreu i shtetit duke mos i dekretuar ndryshimet në Kodin Penal ka abuzuar me detyrimet e tij kushtetuese.

Ministri i Brendshëm përpiqet të shohë anën pozitive tek aktet e Presidentit.

“Na dha mundësi që të ripërsërisim rëndësinë që kanë ndryshimet në kod”, tha Lleshaj.

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë sanksione më të forta për abuzuesit me produktet ushqimore, në terrenet sportive, me bluzat e bardha, me uniformat e policisë apo për bllokuesit e akseve rrugore me tubime të paligjshme.

Ministri i Brendshëm premton se shumë shpejt në ligjin për armët do të bëhen ndryshime dhe do të shtohen procedurat edhe për dhënien e armëve me leje.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori