Parlamenti rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Ilir Meta që riktheu ligjin për buxhetin 2019 në Kuvend. Dekreti i kreut të Shtetit u rrëzua me 76 vota.

Pas protestave të vazhdueshme të studentëve, ku mes 8 kërkesave të tyre është dhe rritja e buxhetit për arsimin Presidenti Ilir Meta, të enjten e kaluar (13 Dhjetor) riktheu për shqyrtim buxhetin e vitit 2019.

Presidenti, Ilir Meta:

 Duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e ti”./tvklan.al