Parlamenti rus mbështet kandidaturën e Putinit për kryeministër



Parlamenti rus mbështet kandidaturën e Putinit për kryeministër

08:40 17/01/2020

Parlamenti rus mbështeti me një shumicë dërrmuese të enjten kandidaturën e papritur të Presidentit Vladimir Putin për kryeministër të vendit.

Ndryshimet e fundit në qeverinë ruse janë cilësuar nga një e përditshme si “revolucioni i janarit”, një ndryshim i madh në skenën politike që sipas disa opinioneve mund t’i sigurojë Putinin pushtet të përjetshëm.

Duma Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus votoi 53 vjeçarin Mikhail Mishustin, i cili nuk ka pasur pothuajse fare karierë politike, me 383 vota pro nga 424 që votuan gjithësej. 41 ligjvënës abstenuan ndërsa nuk pati asnjë votë kundër.

Zoti Mishustin, i cili ka drejtuar shërbimin kombëtar të taksave e ka luajtur hokej në akull me zotin Putin, tha se do të zgjedhë kabinetin e tij në një të ardhme të afërt. Menjëherë pas votimit në parlament zoti Putin nënshkroi dekretin duke e emëruar atë si kryeministër të vendit.

Ngjitja e tij në politike është pjesë e një “shkundje” të përgjithshme të sistemit politik të njoftuar nga zoti Putin të mërkurën, që çoi në dorëheqjen e Dmitry Medvedev nga posti i kryeministrit së bashku me qeveria e tij.

Ndryshet e papritura e radikale e forcojnë kontrollin e Putinit mbi procesin e tranzicionit dhe shihet nga disa si një përpjekje për të reduktuar konfliktet e brendshme politike deri në 2024-n.

Largimi i menjëhershëm i qeverisë së zotit Medvedev i jep mundësi zotit Putin të tregojë se po i përgjigjet pakënaqësisë publike pas disa vitesh me probleme të mëdha ekonomike dhe një vendimi të kundërshtuar gjerësisht për rritjen e moshës së pensionit./VOA




Të ngjashme