parlamenti3Parlamenti shkarkoi vetëm me votat e maxhorancës Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe anëtarin e këtij institucioni Lulzim Lelçaj.

Pro shkarkimit të dy anëtarëve të KLD-së votuan 72 deputetë dhe 1 kundër.

Fillimisht deputetët e maxhorancës miratuan me 73 vota raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, që ngarkon me përgjegjësi jo vetëm dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mospromovimin e magjistratëve të rinj, por edhe Presidentin Nishani, në cilësinë e kreut të këtij institucioni.

Tv Klan