Parlamenti Shqiptar i hoqi sot imunitetin deputetit Sali Berisha me 108 vota pro dhe duke autorizuar njëkohësisht dhe Prokurorinë për ndjekje penale ndaj tij. Nga 113 deputetë që votuan, 5 vota rezultuan të pavlefshme. Të parët që kanë votuar kanë qënë deputetët Dritëro Agolli, Bashkim Fino dhe më pas Maqo Lakrori, Pandeli Majko për të vijuar me kryeministrin Fatos Nano, kryeparlamentarin Skënder Gjinushi , Namik Dokle dhe deputetët e tjerë. Kryerepublikani Godo dhe deputetët e së Djathtës së Bashkuar nuk kanë marrë pjesë në votim. Votimi ka qënë i fshehtë dhe i pavarur ku deputeti Nikollë Lesi shpalli rezultatet.

Pamje kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi, Pamje kryeministri Fatos Nano duke votuar./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame