Parlamenti shtyn votimin mbi marrëveshjen e Brexit

Posta

Parlamenti shtyn votimin mbi marrëveshjen e Brexit

20:45 19/10/2019

Miratohet amendamenti që detyron rinegocimin me BE

Parlamenti britanik shtyn votimin mbi marrëveshjen e propozuar nga Kryeministri Boris Johnson, pas dakordësimit të fundit me BE.

Me shumicë votash kaloi amendamenti që detyron një shtyrje të zyrtarizimit të daljes nga BE në 31 Tetor dhe nisjen e negociatave të Kryeministrit me Brukselin.

Johnson deklaroi i vendosur që nuk do të bëjë një gjë të tillë, duke u shprehur se një shtyrje do të ishte e pamenduar, e kushtueshme dhe do të dëmtonte besimin publik.

Në fjalën e tij të hapjes në parlament, lideri laburist Jeremy Corbyn theksoi se nuk do të votonte pro marrëveshjes pasi nuk ka besim tek qeveria aktuale.

Sipas tij, marrëveshja e arritur nga Johnson do të ishte e dëmshme për ekonominë e vendit, për të drejtat e punëtorëve dhe ambientin.

Kjo është hera e parë që nga viti 1982, që parlamenti britanik mblidhet të shtunën.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT