Andersson dha dorëheqjen pak orë pasi u zgjodh Kryeministrja e parë grua në Suedi

Parlamenti suedez ka zgjedhur për herë të dytë socialdemokraten Magdalena Andersson si Kryeministre. Andersson tani do të formojë një qeveri që përbëhet vetëm nga partia e saj. Andersson u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në parlament.

Por Partia e vogël e Qendrës më vonë tërhoqi mbështetjen e saj për buxhetin e Andersson, duke lënë buxhetin e saj me vota të pamjaftueshme në Parlament. Qeverisë së Andersson, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t’u formuar, u rrëzua shpejt.

Tre partitë që e sollën atë në pushtet më herët treguan se do ta lejojnë sërish të zgjidhet.

Klan News