Shqiptarët do të paguajnë një taksë prej 500 lekësh në muaj në shenjë solidariteti për të ndihmuar policinë. Parlamenti ka përjashtuar nga ky detyrim pensionistët dhe buxhetorët që paguhen me një pagë deri në 10 mijë lekë të reja. Në seancën e sotme plenare deputetët kanë miratuar dhe miliona lekë për ministri të ndryshme. 80 milionë lekë të reja i janë dhënë Ministrisë së Jashtme, 64 milionë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë 20 milionë lekë të reja.  Deputetët kanë menduar dhe për Parlamentin duke akumuluar një fond prej 15 milionë lekësh të reja. Deputetët e kanë pasur të vështirë të përcaktojnë fondin për rikonstruktimin e  “Kinema Republikës”. Në seancën e sotme plenare ata vendosën dhe zgjatjen e qëndrimit të trupave greke në Shqipëri duke i kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të zgjidhë statutin e forcave të huaja ushtarake në Shqipëri.

Pamje parlamenti deputetët, qeveria Majko./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj