Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje nga Këshilli Kombëtar i Zvicrës.

Prezantimi i Osmanit me ligjvënësit zviceran është bërë nga kreu i këtij institucioni, Andreas Aebi, i cili në një fjalë të shkurtër tha se nuk ndodh shpesh që të kenë të ftuar njëherësh edhe një edhe një kryetare parlamenti edhe një presidente vendi.  

Më tej u shpreh se Kosova dhe Zvicra kanë një bashkëpunim mes njëri-tjetrin dhe shtoi se “zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”.

Në përfundim të fjalës së tij të gjithë deputetët u ngritën në këmbë dhe për disa sekonda duartrokitën për Vjosa Osmani. Ndërkohë kjo e fundit teksa ka shpërndarë videon në mediat sociale shkruan se është e nderuar nga kjo pritje që i është bërë.

Të nderuar me pritjen e bërë nga Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Zvicrës për delegacionin tonë në mbledhjen plenare të këtij Këshilli”, shkruan Osmani në mediat sociale./tvklan.al