Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 31.

Zikaltërit shpërdoruan avantazhin e dyfishtë, duke u kënaqur në fund vetëm me një pikë.

Skuadra e Inzaghit e mbylli pjesën e parë 2-0, pas golave të shënuar nga Darmian dhe Thuram. Megjithatë, vendasit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit dhe ia dolën të bëjnë surprizën.

Bernabe realizoi të parin për Parmën në minutën e 60-të, ndërsa Ondrejka barazoi shifrat në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Me këtë barazim, Interi mbetet në krye me 68 pikë, 4 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, por skuadra e Contes ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Për Parmën ky është barazimi i katërt radhazi dhe mban vendin e 16-të me 27 pikë të grumbulluara. /tvklan.al