Përbërësit:

500 gr patëllxhanë

300 gr mozzarella

300 gr fileto pule

250 gr miell

200 gr domate

100 gr parmixhano

30 gr borzilokë

Rigon

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në feta patëllxhanët, i kalojmë në miell dhe i skuqim në një tenxhere me vaj kikiriku jo më shumë se 160 gradë të nxehtë. Me pas presim po ashtu në feta filetot e pulës dhe i rrahim me çekiç.

Vendosim në tavë një shtresë më patëllxhanë të skuqur, mbi to fileto pule, djathë mozzarella, domate dhe djathë kaçkavall, përsërisim edhe një herë të njëjtën shtresë dhe e fusim në furrë që të piqet.

Gjethet e borzilokut i vendosim në mikser, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, djathë të grirë, pak ujë të nxehtë dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë kremin dhe mbi të patëllxhanët me pulë./tvklan.al