Parashikimi i motit, dita me diell

Parashikimi i motit, dita me diell

08:05 28/02/2017

Vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të tij.

Përjashtim bëjnë zonat malore veriore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar.

Parashikohet që dhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore përgjatë kufirit lindor me vranësira më të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT