Ballistët kanë kërcënuar se do të largohen nga çdo nivel përfaqësimi në rast se KQZ-ja nuk do të pasqyrojë pjesëmarrjen e tyre në bashki dhe në komuna. Lideri i Ballit Kombëtar, Shpëtim Rroqi, theksoi sot se ligji për referendumet stimulon në maksimum indiferencën e elektoratit. Ndërkohë, përsa i përket paraqitjes së Kushtetutës  nga njerëz politikë që nuk kanë besueshmërinë e duhur, kreu ballist vijoi se një gjë e tillë do të bëjë që vota të jetë rezultat emocional dhe jo logjik. Shqetësimi i tyre është dhe vetë procesi elektoral i mbushur me parregullsi skandaloze.

Pamje Partia Balli Kombëtar Shpëtim Rroqi konferencë shtypi./tvklan.al