Partia Demokratike do të mbështesë protestat e studentëve të cilët kundërshtojnë testin e maturës në lëndët me zgjedhje.

Kryedemokrati Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale shpreh mbështetjen e plotë për maturantët të cilët sipas tij po bëjnë një betejë të drejtë. 

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin e lëndëve me zgjedhje, dëshmuan veten armiq të ëndrrave më të bukura rinore!”, shkruan Berisha.

Maturantët i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të heq nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit dhe të ndryshojë kufijtë e vlerësimit të notave.

Tv Klan