Partia Demokratike do të vendosë në 5 tetor mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit kombëtar, qëndrimin e saj zyrtar për zgjedhjet e 1 tetorit. Kjo është vendosur në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë, drejtuar nga kreu demokrat Sali Berisha. Megjithatë gjatë ditës së djeshme, kryetari i Partisë Demokratike të Tiranës Vili Minarolli dhe zëdhënësi i selisë blu Edi Paloka, kanë deklaruar se zgjedhjet janë tërësisht të manipuluara dhe Partia Demokratike nuk e njeh rezultatin e tyre.

Edhe në mbledhjen e kryesisë, krerët demokratë kanë vendosur të vazhdojnë të mbledhin dokumente që sipas tyre vërtetojnë manipulimet. Partia Demokratike është tashmë përballë rezultateve të zgjedhjeve të 1 tetorit, por dhe qëndrimit të Komunitetit Ndërkombëtar i cili i ka konsideruar këto zgjedhje një hap të dukshëm përpara në raport me zgjedhjet e mëparshme si dhe i ka kërkuar Partisë Demokratike të njohë humbjen.

Pra nga qëndrimi i Partisë Demokratike dhe hapat e saj pas zgjedhjeve që do të vendosin më pas në mbledhjen e Këshilli Kombëtar, do të varet nga pjesëmarrja e saj në balotazh./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego