Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut dhe opozitës. Kështu kanë deklaruar në konferencën e sotme për shtyp përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ky reagim ka ardhur pas përfundimit të hetimeve dhe një ditë përpara përcaktimit të trupit gjykues e datës së fillimit të procesit ndaj 13 personave në ngjarjet e 14 Shtatorit, të akuzuar për grusht shteti e kryengritje të armatosur.

“Nuk mund të bëhet grusht shteti” u shpreh kryetari i grupit parlamentar Pollo. Në një situatë që s’ka shtet largohet kryeministri, e struken ministrat. Revolta vazhdoi ai ka ardhur nga vrasja e deputetit Hajdari dhe sjellja e papërgjegjshme e pushtetarëve. Sipas demokratëve, personat e akuzuar janë ata që më 14 Shtator kanë kontribuar për ruajtjen e qetësisë e mbrojtjen e institucioneve.

Po sipas tyre akuzat jo vetëm që bien ndeshë me normat ligjore të shtetit të së drejtës, por ndikojnë negativisht në aspektin e dialogut politikë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego