Partia Demokratike denoncon pushimet nga puna të nënpunësve që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit. Sekretari i demokratëve Ridvan Bode theksoi se deri tani partia e tij ka kërkuar një qeveri teknike. Sipas tij përsa i përket dialogut ai do të bëhet i mundur vetëm nëse koalicioni qeveritar do të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj opozitës dhe do të rikthejë Kushtetutën për diskutim në një tryezë partish.

Partia Demokratike dhe Sekretari i saj Ridvan Bode, Vili Minarolli, në konferencë për shtyp./tvklan.al