Duket se e vetmja pikë ku bashkohet pozita dhe opozita është kërkesa për ndërhyrjen sa më të shpejtë të NATO-s me trupa tokësorë në terren të Kosovës. Këtë e kërkoi dhe Partia Demokratike nëpërmjet deklaratës së dalë nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Papërgjegjshmëria e autoriteteve qëndrore të cilat refuzuan bashkëpunimin me opozitën nuk ditën të vlerësojnë gjendjen aktuale dhe dëshmuan kështu falimentimin e tyre, thanë ata. Pasi përshendet konsensusin e forcave politike për kauzën e Kosovës, qeveritarët lokale për eficencë në reagim si dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen, Partia Demokratike denoncon ineficencën qeveritare dhe abuzimin e grabitjen e ndihmave humanitare.

Sipas Partisë Demokratike është shpërdoruar mbi 70% të ndihmave të cilat aktualisht shiten në tregjet shqiptare. Mos mbrojtja e zonave verilidnore është një tjetër rast flagrant papërgjegjshmërie e kupolës qeveritare. Kryesia e Partisë Demokratike për shkak të situatës ka vendosur thirrjen së afërmi të Këshillit Kombëtar të kësaj partie./tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili