Partia Demokratike konferencë shtypi (28 Mars 1999)

Partia Demokratike konferencë shtypi (28 Mars 1999)

12:19 28/02/1999

Masa të pamjaftueshme nga Qeveria ku merren për sistemimin e refugjatëve kosovare në këtë situatë emergjente. Kjo gadishmëri bie në apati të pushtetit qendror i cili me shtabet e tij po e trajton pa papërgjegjësi problemin e të ardhurve. Kështu i ka konsideruar masat e deritanishme të marra nga Qeveria, Bashkimi për Demokraci.

Sipas liderit Berisha 30 mijë të shpërngulur është në gjendje t’i strehojë vetëm Bashkia e Tiranës. Mëse dhjetëra e mijëra të tjera ajo e Durrësit. Partia Demokratike ka nisur një grup në zonat ku priten të vijnë refugjatë dhe qëndron në kontakt me ta. Por punën e pushtetit lokal e quan të plogësht.

Një gadishmëri më shumë dhe masa më tepër sipas Berishës janë dërgimi i fëmijëve të qeveritarëve ushtarë gjë për të cilën ata janë mëse të ngurtë. Qeveria duhet të kërkojë ndihmë për sistemimin e tyre qofte edhe nëpër kabinat e plazhit. Pra mikpritje dhe zgjidhje sistemimi./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

Të ngjashme

Grupi

Kallezo