Kriza humanitare nuk duhet të na heqë vemendjen nga Kosova. Kështu ka deklaruar në konferencën për shtyp Nënkryetari demokrat Genc Pollo. Sipas tij Shqipëria nuk duhet të reduktohet në një komisariat ndihmash. Demokratët kanë hedhur idenë e mbajtjes së një konference të re për Kosovën ku të vendoset përfundimisht për pavarësinë e saj.

Duhet të refuzohet në mënyrë të prerë tha sot Pollo ndarja e Kosovës në pjesë të vogla. Demokratët kanë kërkuar tërheqjen e Ambasadës Shqiptare ne Beograd dhe ngrirjen e marrëdhenieve diplomatike. Ndersa sekretari demokrat Minarolli pasi ka paraqitur gjendjen aktuale të të ardhurve nga Kosova, është shprehur se masat e Qeverisë Shqiptare lënë shumë për të dëshiruar./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego