60 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, grupimi i djathtë Bashkimi për Demokraci, ka dalë në një miting në sheshin “Skënderbej”. Nënkryetari i demokratëve, Genc Pollo deklaroi se kjo qeveri e cila ende nuk ka bërë asnjë përpjekje për gjetjen e kriminelëve të cilët vranë “liderin dhjetorist” Hajdarin, do të marrë ndëshkimin e merituar. Përsa i përket Kushtetutës, projekt i së cilës pret të votohet në 22 Nëntor, Bashkimi për Demokraci i bën dhe njëherë thirrje elektoratit që të mos votojë pasaportën e socialistëve. Sipas tyre do të jetë Partia Demokratike ajo që me të ardhur në pushtet do ti japë vendit dhe qytetarëve një Kushtetutë Perëndimore dhe të denjë për ta.

Pamje mitingu PD, njerëz ne shesh, Genc Pollo, Pjetër Arbnori, Vili Minarolli ./tvklan.al