Demokratët janë shprehur sot me tone të ashpra ndaj vdekjes së 19 vjeçarit, Kastriot Beqaj, i cili sipas tyre humbi jetën nga keqtrajtimi që i bënë në polici në Komisariatin e Elbasanit.

“Ne nuk dimë asgjë për motivet e ndalimit të tij, por dënojmë sjelljen çnjerëzore të policisë”, ka deklaruar sot sekretari për Marrëdheniet Publike i Partisë Demokratike, Vili Minarolli.

Ai gjithashtu dënoi edhe keqtrajtimet që janë bërë, por edhe vazhdojnë të bëhen, sipas tij ndaj opozitës shqiptare. Mendimi i tij ishte se Prokuroria merret vetëm me burgosjen e Opozitës, në vend që të përpiqet të ndalë ritmet e shfrenuara të kriminalitetit në vend./tvklan.al