Ka përkuar sot 7-vjetori i Partisë Demokristiane me prononcimin e krerëve të saj për Kushtetutën. Edhe pse me vonëse për shkak të disa problemeve të brenshme të partisë të cilat duken tashmë të zgjidhura, demokristianët deklaruan sot se ata do t’a njohin Kushtetutën. Sipas kreut Bushati, krahas votës të 22 Nëntorit, nuk kanë ndryshuar raportet mes forcave politike dhe për këtë arsye, nuk janë as kushtet e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kreu demokristian u shpreh dhe për hyrjen në Parlament. Sipas tij është vendi ku duhet debatuar dhe Opozita duhet të parashtrojë alternativat e saj. Për këtë kanë përgëzuar dhe qëndrimin e Bashkimin Liberal dhe atij Demokrat. Ndërsa nuk harroi të shtonte për Kushtetutën se tani pas miratimit të saj ajo duhet të përmirësohet në nenet më problematike./tvklan.al