Kryetari i Partisë Demokristiane Zef Bushati, në një konferencë shtypi, kritikon vendimet e Qeverisë Majko dhe përbërjen e saj. Ata e quajnë të kotë premtimin se do të vendosnin Rendin brenda 15 ditësh dhe eleminimin e korrupsionit për një muaj. Përsa i përket përbërjes së kabinetit, demokristianët shprehen pakënaqesi sepse si në qeverinë e mëparshme nuk ka asnjë përfaqësues të Komunitetit Katolik dhe kjo strategji sipas tyre është me qëllim për të prishur urat me Perëndimin.

Pamje, Partia Demokristiane kryetari Zef Bushati konferencë./tvklan.al