Partia e Presidentit turk Erdogan ankimoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll. Fitues u shpall kandidati i republikanëve në opozitë Ekrem Imamollu. Ai fitoi me një diferencë tepër të ngushtë prej 0.3% të votave ndaj ish-kryeministrit Binali Jëlldërëm, i konsideruar si krahu i djathtë i Erdoganit.

Partia në Pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim pretendon se ka pasur parregullsi në procedurat e numërimit. Pavarësisht se humbi kryetarin, partia e Erdoanit ka fituar në shumicën e njësive administrative të qytetit, po ashtu edhe shumicën e këshilltarëve bashkiakë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim paralajmëroi se do të ankimojë edhe Ankaranë ku po ashtu fitues rezulton kandidati i opozitës.

Tv Klan