Partia Demokratike e Socialistëve dhe Forca e Re Demokratike kanë nënshkruar të martën në mbrëmje në Ulqin marrëveshjen e cila parasheh që PDS-së ti takojë vendi i kryetarit të Komunës, ndërsa Forcës kryetari i Parlamentit lokal.

Marrëveshjen në emër të PDS-së e kanë nënshkruar funksionarët e lartë të kësaj parti Loro Nrekiç dhe Luigj Shkrela, ndërsa në emër të Forcës kryetari i kësaj parti Nazif Cungu.

 Të mërkurën do të mbahet mbledhja e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet drejtuesi i kësaj dhome të lartë.

Pas kësaj do të fillojnë negociatat për ndarjen e funksioneve tjera në organet e vetëqeverisjes vendore dhe ndërmarrjet ku Komuna është themelues.

 Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të zgjidhet deri në mes të majit. /INA