Partia Lëvizja për Ndryshim që drejtohet nga Jozefina Topalli është bërë partia e parë që ka dorëzuar listën shumë emërore të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një njoftim për mediat ka bërë me dije se partia e Topallit ka deponuar listën.

Pak ditë më parë Topalli ka prezantuar disa nga kandidatët që do garojnë për një vend në Parlament, ku binte në sy se shumica e tyre ishin pedagogë.

Dorëzimi i listës nga Lëvizja për Ndryshim bëhet pak orë para mbarimit të afatit ligjor të dorëzimit të listave që është njoftuar më herët nga KQZ.

Tashmë pritet që dhe partitë e tjera të dërgojnë emrat e kandidatëve. Por ashtu si edhe në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, partitë kryesore politike nuk i kanë mbyllur ende listat dhe kanë vendosur që t’i dorëzojnë ato në limitetet kohore./tvklan.al

Lista e kandidatëve qarku Lezhë
Lista e kandidatëve qarku Vlorë
Lista e kandidatëve qarku Elbasan
Lista e kandidatëve qarku Berat
Lista e kandidatëve qarku Dibër
Lista e kandidatëve qarku Gjirokastër
Lista e kandidatëve qarku Shkodër
Lista e kandidatëve qarku Tiranë
Lista e kandidatëve qarku Tiranë
Lista e kandidatëve qarku Kukës
Lista e kandidatëve qarku Korçë
Lista e kandidatëve qarku Fier
Lista e kandidatëve qarku Durrës