Partia e Kryeministrit hollandez Mark Rutte ka arritur që të marri mandatin e katërt duke siguruar vendet e nevojshme në parlament. Me këtë fitore, Rutte do të formojë një qeveri të re koalicioni të udhëhequr nga partia e tij e qendrës së djathtë VVD. Qeveria e fundit dha dorëheqjen në janar për shkak të një skandali të mashtrimit të mirëqenies së fëmijëve. Rutte ka deklaruar se mandatin e katërt do ta përdorë për të rindërtuar vendin pas pandemisë së koronavirusit.

VVD arriti të merrte 35 nga vendet në parlamentin me 150 vende, dy më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Partia e ekstremit të djathtë të Geert Wilders fitoi 17 vende. Partitë e krahut të majtë dolën dobët dhe CDA e qendrës së djathtë gjithashtu humbi vendet.

Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, me 82.6%. Mark Rutte do të jetë i pari në radhë për të gjetur një formacion që e merr qeverinë për t’i dhënë atyre një shumicë brenda këtij parlamenti me 150 vende.

Këto zgjedhje u panë gjerësisht si një referendum mbi përgjigjen e qeverisë holandeze ndaj pandemisë Covid-19. Më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Holandë, dhe mbi 1 milion janë infektuar me virusin. Protestat kundër bllokimit në vend janë bërë gjithnjë e më të dhunshme.

Aktualisht vendi është vendosur një shtetrrethim gjatë natës, ashtu siç është ndalimi i tubimeve publike në mënyrë që të përpiqen të frenojnë nivelet e larta të infeksionit të vendit.

Si rezultat, shumica e fushatave zgjedhore u zhvilluan përmes debateve televizive. Në ditën e zgjedhjeve, njerëzit hodhën votat e tyre dhe ata që u klasifikuan si kategori rreziku nga Covid 19 votuan me anë të postës.

Klan News