Leka Zogu, pretendeti për fronin mbretëror të Shqipërisë, do të rikthehet në Tiranë në pranverë , pavarësisht nga problemet e hapura me drejtësinë shqiptare. Lajmin e kanë konfirmuar legalistët të cilët kanë lexuar dhe një mesazh të Lekës për popullin shqiptar me rastin e festës kombëtare. Legalistët u shprehën kundër pranisë së ushtarëve grekë në Shqipëri. Për rikthimin e Leka Zogut, legalistët shpresojnë në ndryshimet e reja politike dhe në fitoren e Xhorxh Bush./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame