Partia e Unitetit Kombëtar kërkon më shumë unitet për të zgjidhur situatën dhe çeshtjen e Kosovës. Duke shprehur mirënjohjen e NATO-s dhe të Presidentit Klinton, Partia Unitetit kërkon gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe afrimin me njëri -tjetrin. Sipas Kryetarit Beqiri duhen ndarë hesapet me zëdhënësin e Millosheviçit në Tiranë. Kjo parti njeh e perkrah Qeverinë Thaçi pasi duke bërë këtë veprim, sipas saj njihen dhe principet e Rambujesë si dhe njihet dhe NATO.

Kjo parti ka kërkesa edhe ndaj Qeverisë Shqiptare e cila duhet që të punojë më me seriozitet dhe përgjegjësi për trajtimin e të ardhurve. Faktori Ndërkombëtar duhet të sensibilizohet më shumë për të sjellë ndihma. Jo vetëm për ata që ndodhen nëpër kampingje por dhe për të tjerët që ndodhen në familjet shqiptare. Partia e Unitetit Kombëtar apelon përpara NATO-s se nuk ka marrëveshje paqeje me Millosheviçin./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti