Partitë pro-pavarësisë fituan shumicën në parlamentin e Skocisë duke hapur rrugën për një betejë politike, ligjore dhe kushtetuese me nivele të larta me kryeministrin britanik Boris Johnson për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi numërimi përfundoi, partia e Sturgeon fitoi 64 vende në parlamentin skocez me 129 vende, një më pak për të formuar shumicën e përgjithshme. Sidoqoftë të Gjelbërit Skocezë, të cilët kanë premtuar të mbështesin një referendum, morën tetë vende, që do të thotë se në përgjithësi do të ketë një shumicë pro pavarësisë në asamblenë Skoceze.

Kryeministrja e vendit, Nicola Sturgeon, deklaroi se do të shtynte planet për një referendum të dytë të pavarësisë sapo të mbaronte pandemia e Covid-19, duke shtuar se do të ishte absurde nëse Johnson do të përpiqej të injoronte vullnetin demokratik të njerëzve.

Mbështetësit pro-bashkimit argumentojnë se dështimi i SNP për të marrë një shumicë e ka bërë më të lehtë për Johnson të hedhë poshtë argumentin e tyre se ata kanë një mandat për një referendum.

Qeveria britanike argumenton se Johnson duhet të japë aprovimin për çdo referendum dhe ai e ka bërë të qartë vazhdimisht se do të refuzonte. Ai ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të mbahej një i tillë tani, duke theksuar se skocezët kishin mbështetur qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar në një sondazh të bërë në 2014.

Nacionalistët argumentojnë se ata kanë autoritet demokratik në anën e tyre ndërsa qeveria britanike thotë se ligji është me ta. Ka të ngjarë që vendimi përfundimtar për një referendum do të vendoset në gjykata.

Klan News