Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Lëvizja e Legalitetit, ka vendosur sot shkëputjen përfundimtare nga aleanca me Partinë Demokratike. PD nuk dha asnjë sinjal për t’i vendosur ata të dytët para Partisë Republikane. Sipas kreut legalist Ekrem Spahia, kjo është një besëprerje nga ana e PD.

Ekrem Spahia, Kryetar i PLL:- “Duke abandonuar aleatët e vjetër, PLL, PDK, PBKD dhe PBD, që ka ndarë me të gjatë katër viteve, represionin ekstrem të pushtetit komunist. Kjo është e drejta e PD me kë të bashkëpunojë dhe të zgjedhë rrugën e besëprerjes, duke shkelur në mënyrë arbitrare aleatët e ditëve të vështira. Ne nuk na mbetet tjetër, veç t’i themi PD, u pafsh hajrin”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego