Shoqëria shqiptare po vdes çdo ditë. Ky është bilanci që Partia Republikane publikon me shqetësim jo vetëm për ngjarjen e ditëve të fundit në Berat por dhe për vrasjen e avokatit Koçi dhe studentes së masakruar. Pra pamjet përsëriten. Marshe funebër, qeveritarë që ngushëllojnë dhe dënon pas aktit kriminelin.

Sipas republikanëve Qeveria ka për detyrë të mbrojë dhe të jetë përgjegjëse për jetën e qytetarëve e policëve gjë që nuk bëhet me moralizime por me zbatime ligjesh. Republikanët mendojnë se ne nuk kemi qeverisje por qeveritarë.

Mënyra e qeverisjes duhet të ndryshojë, Majko të japë dorëheqjen. Shoqëria shqiptare duhet të protestojë kundër krimit dhe të kërkojë zbatimin e dënimit me vdekje. Partia Republikane i kërkon dhe Presidentit Mejdani të nënshkruajë dënimin me vdekje sepse ndryshe çdo viktimë e re është një akuzë direkte mbi të./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti