Partia Republikane konferencë shtypi (18 Janar 1999)

Partia Republikane konferencë shtypi (18 Janar 1999)

12:10 18/01/1999

Republikanët nuk shohin rrugë tjetër për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë veç ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Për ta çdo bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve është një utopi së cilës duhet dhënë fund me zgjidhjen e statusit të Kosovës bazuar mbi të drejtën e vetëvendosjes.

Përsa i përket problemeve të brendshme, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme që propozojnë ata për daljen e vendit nga kriza. Për kreun republikan Mediu ajo çka duhet të bëje Qeveria është preokupimi për infrastrukturën e nevojshme duke garantuar rendin, fillimin e çarmatimit dhe çdo kusht tjetër për votën e parakohshme.

Tepër e rëndësishme sipas tij ka hartimi i ligjit të ri elektoral mbi bazën e Kushtetutës së re për të cilën rëndësi të dorës së parë ka edhe monitorimi i zgjedhjeve nga institucionet ndërkombëtare./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi