Partia Republikane është për një konfigurim të ri për të ndryshuar realitetin ekzistues politik të vendit. Kryetari i kësaj force Fatmir Mediu ka dhënë sot një konferencë për shtyp ku ka parashtruar pikëpamjet e partisë së tij për situatën në vend. Ai ka theksuar se zgjedhjet e reja janë më se të domosdoshme pasi qeverisja e keqe socialiste është mjaft evidente. Për të garantuar një proces mëse normal të zgjedhjeve, konsensusi i partive është i domosdoshëm për të evidentuar manipulimet ndaj popullit.

Mediu ka deklaruar se partia e tij është e aftë të nxjerrë nga gjiri i saj jo vetëm ministra por dhe kryeministër nëse i propozohet të marrë pjesë në një qeveri duke thënë se në të militojnë shumë njerëz të pakorruptueshëm.

Binomi Nano-Berisha sipas Mediut mund të ekzistojë edhe në bazë të ndonjë marrëveshje të hershme mes ish komunistëve duke krijuar një koperim koshient për të ruajtur pushtetin politik. Negativja në jetën politike shqiptare është më e ndjeshme sesa pozitivja sidomos pas rizgjedhjeve të Nanos dhe Berishës në krye të partive të tyre. /tvklan.al