Përpara se të kërkohet heqja e dënimit kapital duhen gjetur rrugët për uljen e kriminalitetit. Ky është mendimi që hedhin në tryezë republikanët duke e quajtur proces antikushtetues heqjen e dënimit kapital nga mazhoranca socialiste. E drejta kufizohet vetëm për një interes publik ose pë mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Për republikanët pjesa kriminale jo vtetëm ka cënuar lirinë por ka hequr të drejtën e jetës shumë qytetarëve të pafajshëm duke e kthyer hakmarrjen në rrezik për të gjithë shoqërinë.

Gjykata Kushtetuese ndër argumentat e saj ka theksuar faktin se meqënëse populli ka votuar me referendum Kushtetutën dhe në të nuk përmendet dënimi me vdekje atëherë ata kanë votuar automatikisht kundër saj. Partia Republikane i kërkon Këshillit të Europës të ofrojë ndihmë konkrete për të luftuar krimin dhe të mos lidhet veç me faktin e ndërtimit të institucioneve demokratike që janë një proces afatgjatë por me rrezikun e krimit i cili tashmë është evident. Republikanët po sot kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi privatizimin i cili konsiderohet si vjedhje e pasurisë kombëtare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti