Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Diplomacia shqiptare është treguar tolerante ndaj Maqedonisë. Marrëdhëniet tona vërtet duhet të jenë ato të fqinjësisë së mirë por jo në dëm të mijëra shqiptarëve. Partia Republikane përshendet qëndrimin e Presidentit Rexhep Mejdani ndaj Maqedonisë por e konsideron atë të vonuar.

Sipas republikaneve qëndrimi i Qeverisë Maqedonase është tepër i dyshimtë. Tragjedia e Bllatës tregon papërgjegjshmërinë e Qeverise Maqedonase. Ajo duhet të hapë kufirin dhe të sigurojë strehimin dhe asistencë humanitare të të ardhurve nga Kosova.

Partia Republikane denoncon Qeverinë Shqiptare si të paaftë për të zgjidhur situatën në Kukës, por nga ana tjetër ajo përkrah propozimin e saj që vetëm 90% e ndihmave të administrohet nga të huajt, gjë ë cila do ti pres rrugë abuzimeve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti