Socialdemokratët kanë mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për situatën e tensionuar në vend dhe për procesin Kushtetues. Në këtë mbledhje kanë qënë të pranishëm dhe ministrat Paskal Milo e Gaqo Apostoli së bashku me kryetarin Skënder Gjinushi. Për situatën e rënduar në vend Gjinushi u shpreh :

” Situata nuk është më e rënduar se gjashtë muaj më parë. Këtu ka një tendencë të dytë të dikujt për destabilizim , është një politikë që vepron prej kohësh por që po i ngushtojnë hapërsirat dhe policia mund ti përballojë por duhet ti përballojë dhe politika”.

Pamje nga Partia Social Demokrate kryetari Skënder Gjinushi, pamje nga Këshilli Kombëtar PSD ministri Gaqo Apostoli dhe ministri Paskal Milo./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame