Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën e elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit nga “Qyteti Studenti”, aty ku 19 vjet më parë nisën protestat e studentëve, për të sjellë në Shqipëri pluralizmin dhe demokracinë.

Për numrin një të selisë rozë çelja e fushatës nga kjo qytezë ku dy dekada më parë u trumbetua me forcë dëshira për ta parë Shqipërinë si e gjithë Evropa, tregon nisjen e një rrugëtimi në kërkim të fitores në zgjedhjet e 28 qershorit, për një politikë përtej së majtës dhe së djathtës.

Edi Rama: “Për të mos iu përgjigjur baltës me baltë dhe mllefit me mllef, për të mos e lënë vetën peng në një lojë që prej 18 vjetësh e luajnë politikanët, por e paguajnë vetëm qytetarët. Kjo bindje dhe nevojë historike për ndryshim më ka sjellë sonte këtu për t’iu thënë se dua të bëhem kryeministri i Shqipërisë që loja e vjetër të mbarojë, që blata e politikës së vjetër të shterojë dhe që një politikë e re e njerëzve me njerëzit … ndryshojmë qeverisjen dhe jetën e këtij vendi.”

Duke ju përgjigjur kryeministrit Berisha, Rama ripërsëriti se nuk do të japë dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Tiranës për sa kohë ka marrë besimin e qytetarëve.

Edi Rama: “Sali Berisha i ka drejtuar të gjithë topat e blatës drejt bashkisë së Tiranës dhe PS në një fushatë të dëshpëruar për t’i shpëtuar humbjes së pashmangshme në 28 qershor. I gjori kryeplak i politikës së vjetër më kërkon mua që të iki nga detyra e kryetarit të bashkisë pa i pyetur ata që dy vjet më parë më zgjodhën për të 3 herë me radhë dhe që i dhanë … e tretë radhazi Sali Berishës, për akuzat, shpifjet dhe fyerjet kundërbuese të cilat prej 8 vjetësh ndoti mjedisin tonë qytetar dhe politik.”

Gjatë fjalimit të mbajtur përpara mijëra qytetarëve dhe 140 kandidatëve për deputetë të selisë rozë që do të garojnë në 12 qarqet e vendit, Rama tha se loja e politikës së vjetër të  Berishës ka marrë fund dhe se e majta do të ndryshojë qeverisjen dhe drejtimin e këtij vendi, duke u venë në shërbim të qytetarëve dhe për qytetarët.

Duke i ftuar ata ta votëbesojnë  si kryeministrin e ardhshëm për një politikë të re të ndryshimit, shefi i selisë rozë, tha se synon të kthejë në realitet të prekshëm këtë projekt që do të marrë udhë pas fitores në zgjedhje.

Edi Rama: “Jam sonte këtu jo për të zhvilluar një fushatë dhe për të fituar një palë zgjedhje pas të cilave Shqipëria … të njëjtën shfaqje dhe dëgjoj të njëjtin avaz të vjetër në qeverisjen e vendit. Por për të udhëhequr një ndryshim të ri historik, duke e çuar qeverinë pranë njerëzve dhe duke bashkuar forcat me ta për të luftuar varfërinë, për të luftuar papunësinë, për të zbrabsur injorancën, për të mposhtur korrupsionin. Nuk mund të ketë Shqipëri si gjithë Europa në një fshat shqiptar që përpëlitet si në mesjetë, nuk mund të ketë Shqipëri si gjithë Europa me bujq e fermerë pa certefikatën e pronësisë e pronësisë mbi tokën. Nuk mund të ketë Shqipëri si gjithë Europa me bujq, fermerë e peshkatarë pa shtetin pranë për të ulur kostot e prodhimit, garantuar infrastrukturën e tregut të shitjes dhe ulur çmimin e ushqimit tonë … ja pse…”

Dhe, gjithçka kulmoi me këngën “Çohu” që do ta shoqëroje kryesocialistin në këto 30 ditë të fushatës zgjedhore, ashtu si vite më parë kur në bashkëpunim po me grupin West Side family kishin si lajtmotiv një tjetër kolone zanore atë “Tirona”./tvklan.al