Socialistët shqiptarë festojnë hyrjen e tyre në Internaciole. Në një ambjent festiv nën tingujt e muzikës Kryetari i Partisë Socialiste Nano dhe sekretarët Dade e Rama, kanë pritur të ftuarit njëkohësisht anëtarë dhe drejtues të lartë të Partisë Soialiste dhe Shtetit Shqiptar.

Për socialistët hyrja në Internacionalen Socialdemokrate me statusin konsultativ pa patur më parë statusin e vëzhguesit mund të quhet sukses pasi janë kaluar dy shkallë njëherësh. Ndërsa pagimi i një kuote 1 dollar për anëtar partie pas hyrjes në Internacionale, shihet si një shenjë bashkëpunimi dhe solidariteti mes socialistëve.

Në fjalën e tij kryetari Nano theksoi punën e mirë të çdo socialisti që u konkretizua me hyrjen e partisë në Internacionale. Partitë e majta në përgjithësi janë në pushtet në Europë tha Nano ndaj dhe ne duhet të synojmë një qeverisje të mirë dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Hyrja e Partisë Socialiste në Internacionale e statusin konsultativ për socialistët sonte ishte një festë e vërtetë. Në festë për arsye që nuk dihen mungonte ish Kryeministri Majko, mungesa e të cilit nuk ndikoi në atmosferën e bukur festive./tvklan.al


Gazetar: Eduart Frangaj