Deputetët socialistë marrin përsipër drejtimin e fushatës për referenfumin e Kushtetutës. Krerët socialistë kanë vendosur të organizojnë fushatën elektorale në rrethet ku janë zgjedhur deputetë. Kryesocialisti Nano ka marrë përsipër drejtimin e fushtës në qytetin ku ai është zgjedhur, Gjirokastra. Kryeministri Majko në Korçë, zëvëndëskryeministri Meta në Skrapar, Ruçi, Brokaj dhe Malaj në prefekturën e Vlorës e ndërsa Bufi dhe Islami në Fier. Në zonën e veriut do të jetë Dokle ai që do të drejtojë fushatën i shoqëruar nga Legisi dhe Zela. Kryeministri Majko premtoi lehtësimin e  levizjeve të deputetëve gjatë fushatës duke u vënë në dispozicion makina. Socialistët dëshirojnë ti shmangen politizimit të kësaj fushate për të mos pësuar fatin e referendumit të vitit 1994.

Pamje PS Fatos Nano, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Hamdi Jupe dhe socialistët./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame