Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet me një miting në qytetin e Vlorës.  Kryeministri akuzoi opozitën se kërkon të bllokojë rrugën e integrimit nëpërmjet një sulmi të koordinuar siç e cilësoi, me seli në presidencë.

“Ky plan synonte rrëzimin e Shqipërinë në përpjekjen për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është thelbi i neveritshëm i të gjithë kësaj përpjekje si dhe kokëfortësisë ndaj të gjitha thirrjeve të partnerëve tanë strategjikë. Sot haxhiu i dytë, bab Xhikja thotë sa të kem Lulin dhe Fallxhoren nuk pyes për SHBA, pyesin që ç’ke me atë punë.”

Kryeministri paralajmëroi një përçarje të opozitës pas zgjedhjeve të së dielës.

“Sot mbaroi kafja turke, u pre korrenti e s’ka me vajguri, u ka mbetur vetëm xhezvja, do e shikoni si do filloje lufta pas te dielës. Ata janë gati ta djegin edhe njëherë Shqipërinë sepse ndiejnë nxehtësinë e drejtësisë që po vjen dhe s’kanë për ta ndalur ndot deri në fund. Gropa që hapët për Shqipërinë është gati, aty do të përfundoni që të gjithë.”

Duke pranuar se shumë gjëra mund t’i bënte më mirë, kryeministri premtoi se asnjëherë nuk do të marrë ndonjë vendim kundër popullit shqiptar.

“Ndërkohe që për sa kohë kam qenë dhe sa do jem nuk do të hedhë ndonjë firmë që buron nga qëllimi për tu rënë në qafë njerëzve për t’i lënë një njollë kombit duke përfituar dhe për të përfituar. Kusure kemi të tërë, më të mirë se ne ky vend s’ka pasur e nuk do të ketë ende për shumë kohë me sa duket. Ne e mëshirojmë interesin kombëtar që populli t’i japë një mësim historik: ju nuk jeni mbi ligjin nuk e ndalni dot drejtësinë.”

Rama premtoi disa projekte për Vlorën siç është ndërtimi i aeroportit, apo investime turistike në ishullin e Sazanit.

Tv Klan