Sot pasdite liderat e Partisë Socialiste, dhe shumë simpatizantë të majtë, u mblodhën në sallën e Pallatit të Kongreseve për të mbyllur gjithë fushtatën referendare e cila ishte paraprijësa e votës të së dielës së ardhshme. Në këtë takim përmbyllës merrte pjesë dhe kryeministri Majko, ndërkohë që mungonte kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano.

Për kryeministrin e ri, shqiptarët duhet të bëhen me Kushtetutë. Ndër të tjerash Majko përmendi dhe përparësitë që do të sjellë Kushtetuta në jetën e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, ajo do të vendosë rregulla të cilat do të jenë parësore për paqen, ruajtjen e rendit, pronës, luftën kundër krimit, kontrabandës e të tjerë.

Duke qënë vetë në moshë të re, Majko iu është drejtuar gjithë moshatarëve dhe jo vetëm atyre me bindje socialiste por dhe simpatizantëve të Bashkimit për Demokraci që të votojnë pasi në këtë mënyrë do ti shërbenin më mirë vendit të tyre./tvklan.al