Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është zhvilluar sot Konferenca e 6 e Partisë Socialiste në Shkodër. Pas demokratëve në Shkodër sot janë mbledhur socialistët për të zgjedhur delegatët e kongresit të partisë. Përfaqësues të kryesisë së partisë në këtë konferencë ishin ish-kryeministri Bashkim Fino, ministri i Arsimit Et’hem Ruka dhe sekretari për marrdhëniet me publikun e PS Ilir Zela.

Gjatë zhvillimit të Konferencës së PS në Shkodër ra në sy mbështetja dhe duartrokitjet e zgjatura që shkodranët i dhanë ish-kryeministrit Fino. Në Konferencën e sotme të PS në Shkodër, në ndryshim me ato të rretheve të tjera as të deleguarit nga qendra dhe as socialistët vendas nuk thanë asnjë fjalë në lidhje me duelin Majko-Nano.

Kryesocialisti Shkodran Dashamir Dini bëri një analizë të zhvillimeve politike në vend dhe aktivitetit të PS së Shkodrës. Për momentin është shumë e vështirë të krijosh një opinion se kë do të mbështesin shkodranët në Kongres Majkon apo Nanon./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj