Partia e Unitetit Kombëtar parashikon turbullira ditën e referendumit. Sipas kreut të kësaj partie Idajet Beqiri, nga degët e partisë në rrethe vijnë njoftime se elementë të inkriminuar dhe të paguar të Partisë Demokratike po përgatiten për trazira më 22 Nëntor. Beqiri shprehu bindjen e tij se shqiptarët do ti thonë po Kushtetutës e cila ka ndryshime rrënjësore me dokumentin e Partisë Demokratike që u hodh poshtë më 1994 ku sipas tij në projektin e socialistëve, i jepet përparësi trajtimit të çeshtjes kombëtare, ndarjes së pushteteve, të drejtës së pronësisë dhe lirive të njeriut.

Pamje Partia Uniteti Kombëtar kryetar Idajet Beqiri./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti