Vetëm Pacolli e Limaj i përgjigjen ftesës

Zv.kryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli ishin të vetmit që iu përgjigjën ftesës së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj për një takim konsultativ të koalicionit të deritashëm.

Kreu i PDK-së njëherësh edhe kryetar i parlamentit Kadri Veseli ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa në mesditë ka takuar kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, për tu mobilizuar për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në takim nuk ka marrë pjesë as zv.kryeministri Enver Hoxhaj i cili është edhe nënkryetar i PDK-së.

Pas takimit zv.kryeministri Fatmir Limaj, tha se javën e ardhshme duhet ti jepet epilog situatës së krijuar.

Fatmir Limaj, zv.kryeministër në largim i Kosovës: Është më mirë të mblidhen partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve,  natyrisht edhe presidenti të kryejë detyrën e vet .Pastaj duhet të caktohet një datë e zgjedhjeve sipas marrëveshjes së partive politike.

Derisa presidenti ende nuk i ka ftuar partitë e mëdha për konsultim, ai sot ka takuar përfaqësuesit e  partive të minoriteteve KDTP-së dhe ata të VAKAT me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkohë mbledhje sot ka mbajtur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tv Klan