Partitë shqiptare kërkojnë ndryshimin

Posta

Partitë shqiptare kërkojnë ndryshimin

15:45 21/10/2019

Pas takimit të liderëve tek Presidenti Stevo Pendarovski, pjesëmarrësit  janë dakorduan që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 Prill të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev, pas takimit deklaroi se zgjedhjet do të zbatohen sipas modelit të Përzhinës, me qeveri kalimtare që duhet të fillojë të funksionojë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për çka ai do të tërhiqet nga funksioni i Kryeministrit më 3 Janar. Partitë shqiptare kanë filluar kalkulimet për koalicionet e mundshme.

Për zgjedhje u dakorduan, e tani i vjen radha koalicioneve. Alternativa kërkon ndryshimin…
“Për shqiptarët një ndryshim, mendoj që do të vijë dita gjithsesi”, thotë Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Ndryshim premton edhe Aleanca për Shqiptarët

“Shqiptarët kërkojnë ndryshimin, ata meritojnë një përfaqësim dinjitoz dhe është momenti që kjo të ndodhë”, thotë Flakron Bexheti, Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë më afër koalicionit se partitë tjera, flet edhe detaji që vjen nga takimi i liderëve, Gashi dhe Sela ishin ulur përballë Ahmetit, Thaçit dhe Zaevit, e këtë bindje e forcon edhe deklarata e Kreut të Alternativës, Afrim Gashit.

Z. Gashi, disa herë e përmendet ndryshimin tek shqiptarët… A po paralajmëroni koalicion me opozitën?

“Pse jo… Të gjitha opsionet janë të hapura. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë çmos si parti që të bëhet ndryshimi.”

E përgjegjësinë për bashkimin e votës opozitare tek kampi politik shqiptar e ndjenë edhe Aleanca për Shqiptarët.

“Aleanca për Shqiptarët mban mbi supet e saja gjithë shpresën e shqiptarëve për sjelljen e ndryshimit dhe sjellja jonë politike kundrejt ofertave të tilla do të jetë kundrejt këtij qëllimi.”

Nevoja e bashkimit u pa më shumë se kurrë mbrëmë në takimin e liderëve, ku prezent ishin dy liderë politikë maqedonas, dhe 5 shqiptarë. E fajin për këtë gjendje kreu i Aleancës thotë se duhet ta kërkojmë tek liderët që i kanë privatizuar partitë.

“Faji dhe pyetjen për ndarje në gjithë këto parti politike tek subjekteve politike shqiptare duhet t’ia parashtroni atyre liderëve politik që kanë privatizuar partitë”, thotë Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në zgjedhjet e fundit lokale, lufta ishte mes pushtetit dhe opozitës. Në njërën anë ishin LSDM dhe BDI, kurse në anën tjetër Aleanca dhe Lëvizja Besa. Pas përçarjes në Lëvizjen Besa, Sela i ka mbajtur kontaktet edhe me Kasamin edhe me Gashin, por marrëdhëniet mes Kasamit dhe Selës në bazë të deklaratave publike, si duket janë ftohur.     

Tv Klan    


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT