Partizani 2 pikë larg titullit kampion

Posta

Partizani 2 pikë larg titullit kampion

19:31 04/05/2019

Partizani është vetëm dy pikë larg titullit kampion, ndërsa Tirana mori një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke kthyer kështu qetësinë edhe tek tifozët.

Pas dy barazimeve, të kuqtë u rikthyen tek fitorja madje me rezultat bindës. Në Vlorë mposhtën Flamurtarin 3-0. Skuadra e Gegës gjeti avantazhin në mesin e pjesës së parë me Asanin. Në të dytën fitoren 3-0 e vendosën golat e Mensah dhe Cinarit.

Partizani ruan difirencën prej 10 pikësh me Kukësin ndjekës dhe shpreson të sigurojë matematikisht titullin kampion javën e ardhshme në derbi me Tiranën. Edhe bardheblutë do të shkojnë të qetë në derbi pasi siguruan një fitore të rëndësishme.

Me Skënderbeun fituan minimalisht 1-0 me golin e Edon Hasanitr në minutën e parë shtesë. Fundi i takimit solli edhe tensione në tribunë, teksa pjesëtarë të stafit të Skënderbeut u përplasën me tifozë.

Bardheblutë kanë 5 pikë më shumë se Kastrioti që barazoi 1-1 me Laçin. Sfida tjetër mes Teutës dhe Luftëtarit përfundoi në barazim pa gola.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT