Partizani barazon në miqësoren me Maribor




Partizani barazon në miqësoren me Maribor

18:55 30/06/2022

Ndeshja e fundit në fazën përgatitore

Partizani e mbylli me barazim testin e fundit në fazën përgatitore në Slloveni. Takimi me Maribor, ekipi kampion i këtij vendi, përfundoi me rezultatin 1-1. Goli i të kuqve u realizua nga afrimi i merkatos së verës Ëngjëll Hoti në minutën e 34. Hoti shënoi edhe në miqësoren me Mura pak ditë më parë. Lojtarët e Partizanit patën edhe mundësi të tjera shënimi. Skuadra sllovene realizoi në të dytën.

Në minutën e 50-të, golin e barazimit e shënoi Brniç. Sllovenët më pas e rritën lojën e tyre me disa aksione të qarta por ishte portieri Olsi Teqja ai që shmangu gola të sigurtë.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për skuadrën e Dritan Mehmetit në fazën përgatitore në Slloveni. Në 3 takime, të kuqtë morën një fitore, si dhe dy barazime. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti do të marrë pjesë në Conference League ku në turin e parë do të përballet me Saburtalo të Gjeorgjisë.

Tv Klan











Të ngjashme