Sulmuesit fokusohen te goditjet standarde

Përballje direkte për titullin është ndeshja e javës së 13 mes Partizanit dhe Laçit, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”. Të kuqtë kanë 10 ditë që përgatiten për këtë ndeshje që vjen pas barazimit me Flamurtarin. Burime brenda klubit thonë se lojtarëve u është kërkuar fitorja me patjetër, por lojtarët duken të relaksuar.

Reparti i mbrojtjes së të kuqve do të përballet me golashënuesin më të mirë të kampionatit, Nwabueze. Nga ana tjetër punë të vështirë kanë edhe sulmuesit e Partizanit.

Por Partizani e ka një armë të fortë, ushtar Telushin. Bruno në goditje standarde edhe me inkurajimin e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, theu disa herë portierin e kombëtares Alban Hoxha.

Goditjet standarde ishin pjesë e argëtimit pas stërvitjes, por fakt është që Partizani e konsideron këtë moment mjaft të rëndësishëm për të gjetur fitoren ndaj kurbinasve.

Tv Klan